Topi i ushtrisë ruse nga i njëjti pozicion sulmonte, operatori i dronit ukrainas e lokalizon – goditet rëndë nga tanku i Kievit

Në rrjetin social Telegram është publikuar një prej videove të shumta nga lufta në Ukrainë.

Kjo video është dëshmia më e mirë, pse armët artilerike në luftërat e sotme moderne duhet të ndryshojnë pozicion pas çdo shkrepje të predhës.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet ekuipazhi i topit rus 2S1 “Gvozdika”, që ka predha 122 milimetra që i shkrep në drejtim të pozicioneve ukrainase.

Mjaftoi që operatori i dronit ukrainas ta lokalizojë dhe koordinatat t’ia japë këmbësorisë, që pa u menduar dy herë e goditën me tank.

Është interesant se goditja ishte e drejtpërdrejt duke bërë që predha e tankut ukrainas të depërtojë brenda, por që për fat nuk kishte shpërthyer municionin që gjendej brenda. 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stuhia e breshërit “pushton’ fshatin shqiptar, dëmtohen rëndë të mbjellat

Story i radhës

Pas shkarkimit të Conte, Tottenham përballët me një tjetër goditje

Të fundit nga