Topi: Dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë e djathta, jo nga e majta

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë të djathtës, nuk është bërë nga e majta.

Topi: Dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë të djathtës, nuk është bërë nga e majta. Kur e majta ka sulmuar, ka pasur momente kompaktësimi.

Virusi i shpartallimit të së djathtës është vetë brenda së djathtës. Ligji 7501 e shpartalloi të djathtën, ligji i pronave, shpartalloi gjithë interesat e grupimeve që besonin të PD-ja.

Po ashtu është turp që të përndjekurit politik nuk kanë marrë këstin e tretë. Kjo është më shumë se sa një tragjedi që po konsumohet si një komedi. Janë shpartalluar edhe figurat intelektuale.

Ngjarja paraprake

Tipi zero i gjakut më pak i rrezikuar nga COVID-19, marrja e vitaminës D zor se ndihmon

Ngjarja e ardhëshme

Gresa Behluli vjen me këngën “Nëna ime”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian