Topalli: Votat e partisë time do t’i bashkohen të djathtës për të rrëzuar Ramën

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila ka krijuar një parti të re të quajtur Lëvizja për Ndryshim, do të tentojë të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se mandatet që do të marrë forca e saj politike, do t’i bashkohen votave të së djathtës shqiptare për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin Edi Rama.

“Ka një ndryshim midis lidershipit të PD dhe parimeve që unë besoj. Mandatet që do të marri Lëvizja për Ndryshim, do t’u shkojnë mandateve të së djathtës për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, për të larguar edhe dy kryetarët e tjerë të partive me të cilët ka qeverisur herë pas herë Edi Rama. Ne nuk e dimë se sa mandate do të marrim. Unë jam optimiste për një fakt sepse po jetojmë një situatë paradoksale dhe krize. Dhe për shkak të kësaj situate kanë lindur këto forca të reja politike. Ne jetojmë në një kohë kur forcat politike janë monopole të kryetarëve të tyre. Ai ndryshim i Kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë së forcave politike. I jepte kryetarit të partisë një fuqi më të madhe, por kjo nuk do të thoshte që ai të shkelte çdo parim”.

Jozefina Topalli shprehet se synon të marrë edhe vota nga qytetarë të majtë të cilët janë të zhgënjyer nga Kryeministri. Por përse këta votues duhet të besojnë Topallin, e cila ka qenë pjesë e politikës prej vitesh dhe nuk është “fytyrë” e re?

“Ka një përqindje shumë më të madhe të qytetarëve që janë të pakënaqur nga Edi Rama, ndihen të majtë të tradhëtuar. Unë nuk jam fytyrë e re, por unë jam ndryshe. Unë nuk jam e korruptuar. Unk nuk kam marrë pjesë në koncesione, nuk kam marrë vila nga oligarkët. Kam qenë nënkryetare e Parlamentit dhe kam pasur një kompetencë për të moderuar debatin brenda parlamentit”.

Ngjarja paraprake

Organizata Meteorologjike njofton: Vrima e ozonit mbi Antarktidë është mbyllur

Ngjarja e ardhëshme

Trumpit i kthehet llogaria në Twitter

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian