Topalli tregon si është situata në Fushë Kosovë pas mbylljes

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, ka thënë se janë të pranueshme masat e reja të kufizimit të cilat janë marrë nga Qeveria për këtë qytet, pas rasteve të fundit që janë shfaqur me COVID-19.

“Kemi qenë të informuar me kohë për masat e reja të kufizimit që janë ndërmarrë për këtë vikend dhe vazhdojnë deri të hënën”.

“Ne kemi qenë në teren bashkë me policinë dhe kemi shikuar të gjitha lokalet në qytet se a janë të hapura. Por, të gjithë e kanë respektuar vendimin për mbyllje nga ora 20:00”.

“Po shpresojmë se do të kemi më pak raste me COVID-19 pas kësaj mbyllje”.

“Ne gastronominë jemi munduar ta ndihmojnë me subvencione pas goditjes nga pandemia”, ka thënë Topalli

Ngjarja paraprake

Biden vazhdon të rrisë avantazhin; Trump vë në pikëpyetje rezultatet

Ngjarja e ardhëshme

Një nuse shembullore si Dua Lipa, i uron publikisht ditëlindjen babait të Anwar Hadid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian