Tomori nesër udhëton në Milano për testet mjekësore

Qendërmbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t’i kryer testet mjekësore nesër.

Sipas Skysport Italia, Do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro.

“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.

Tomori nuk mundet të udhëtonte sonte (e enjte) shkaku që është vonë, andaj do arrijë nesër në Milano.

23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind.

Ngjarja paraprake

Greqia zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga 9 në 12 muaj

Ngjarja e ardhëshme

Aeroplani i Trumpit qëndron ende i parkuar në hangarin e aeroportit të New Yorkut, nuk kishte menduar se do t’i duhet ta përdor deri në vitin 2025

të fundit nga