tola i etiopise ftion medaljen e arte ne maratone 66b76acd58e1f

Tola i Etiopisë ftion medaljen e artë në maratonë

August 10, 2024
1 minut lexim

Tamirat Tola i Etiopisë e ka realizuar garën e jetës të shtunën, duke fituar medaljen e artë në maratonën e Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe duke vendosur një rekord të ri olimpik me kohën 2:06:26.

Legjenda keniane Eliud Kipchoge nuk ia ka arritur ta mbrojë titullin.

Vetëm dy javë më parë, Tola ishte futur në maratonën olimpike si zëvendësues i shokut të tij të ekipit, Sisay Lemma, i cili ishte lënduar. Dhe tash ai është në kulm. 

“Isha rezervë në ekipin etiopian, por kur Sisay u dëmtua, unë pata mundësinë ta zëvendësoj. Isha plotësisht i përgatitur dhe e dija që mund ta realizoja ëndrrën time. Jam shumë krenar, shumë i lumtur”, ka thënë kampioni olimpik, i cili bëhet maratonisti i katërt etiopian që fiton në Lojërat Olimpike.

Bashir Abdi nga Belgjika ia ka arritur ta kalojjë vijën e finishit i dyti, duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Benson Kipruto nga Kenia e ka fituar medaljen e bronztë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

organizatoret franca e lumtur dhe e bashkuar pergjate olimpiades 66b766599ff9b
Story i mëparshëm

Organizatorët: Franca, e lumtur dhe e bashkuar përgjatë Olimpiadës

djali i donald trump per princin harryn dhe meghan markle me kenaqesi do ti largojme nga amerika 66b76b087e08f
Story i radhës

Djali i Donald Trump për Princin Harryn dhe Meghan Markle: Me kënaqësi do t’i largojmë nga Amerika

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë