Tjetër rast/ Dy vajza denoncojnë 47-vjeçarin për përdhunim: Na mashtroi në SPA

Greqia është tronditur nga një tjetër krim i rëndë seksual, ku këtë herë viktimat janë dy vajza 17 dhe 18 vjeç.

Sipas mediave greke, përdhunimi i tyre ka ndodhur në një qendër masazhesh në Athinë dhe autori është një 47-vjeçar, pronar i kësaj qendre.

Vajzat, sipas dyshimeve të policisë greke, janë mashtruar nga autori përmes një reklame, ku u premtohej se do të bëheshin modele.

Menjëherë pas ngjarjes ato i janë drejtuar policisë, ku kanë dëshmuar se 47-vjeçari i kishte mbyllur në një dhomë të qendrës së masazhit dhe i ka përdhunuar.

Policia e arrestoi menjëherë të dyshuarin, ndërsa ky është rasti i radhës i krimeve të këtij lloji që mbërrijnë nga vendi fqinj. Në rastin e fundit u përfshi edhe një efektiv i policisë greke, i arrestuar për drejtimin e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzimi minorenësh dhe i njohur me nofkën “Tasso”.

Sipas mediave greke, me urdhër të tij u hap një faqe në internet e cila ofronte shërbime seksuale që varionin nga 180 deri në 4 mijë euro për 24 orë. Çmimet ndryshonin në varësi të llojit të shërbimeve erotike të ofruara dhe kohëzgjatjes së tyre.

Mediat greke bisedoi me dy nga viktimat,të cilat treguan se ishin gjithë kohës në shantazh dhe kërcënoheshin se nëse ikin nga shtëpia ku tutoroheshin në adresën e prindërve të tyre do të përfundonin foto të pahijshme.

“Në të njëjtin apartament mund të jetojnë 3 dhe 4 vajza. Nuk paguanim qira, por na merrnin paratë nga takimet që bënim.”

Duket e pabesueshme, por gjithçka që përshkruhet nga protagonistët e kësaj historie zhvillohet në Athinë, në shtëpi ku vajza shumë të reja, ndonjëherë nga fshati, mbaheshin të burgosura. Shtëpia ishte me xhakuzi, oxhak dhe shumë sende të tjera për të krijuar idenë se: Këtu gjithçka lejohet!

Në faqen përkatëse, çdo vajzë e disponueshme është e ekspozuar me foto dhe video reale të saj, madje në “biografinë” shkruheshin edhe të gjitha opreacionet plastike që mund të kishin bërë vajzat.

“K. është një modele e hollë me flokë të gjatë të zinj dhe një bel të hollë. Ajo është shumë seksi dhe emocionuese. Në gjendje t’ju ndriçojë me një vështrim. Sytë e saj janë jeshilë. Ajo di si të sillet dhe si t’i japë kënaqësi një mashkulli. Do të befasoheni me shërbimet e mëposhtme: Puthje me gjuhë, striptizë, etj. Mos prit më, caktoni një takim me K.

Për 6 orë me të, klienti do të duhet të paguante 950 euro; për 12 orë 2,000 dhe për një ditë të plotë, 4,000 euro. Madje theksohej se e K. fliste dhe anglisht.

“El Tasso” ishte dënuar edhe më parë, pasi një 17-vjeçare e denoncoi se i kishte propozuar që të punonte për të. Ai u dënua dhe më pas u la i lirë pas vuajtjes së dënimit, por vetëm për t’ju kthyer aktivitetit të dikurshëm.

Ai u prangos sërish pasi më 11 korrik, një 19 vjeçare e paditi me pretendimin se kishte abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me të, duke e shfrytëzuar edhe si punonjëse seksi. Denoncimi i saj solli edhe “shpërbërjen” e grupit kriminal.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Sërish zjarr te "Shkëmbi i Kavajës", ndërhyn zjarrfikësja

Ngjarja e ardhëshme

Nesër aksion të gjerë në lokalet e Mitrovicës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian