Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, ndërron jetë mjeku 66-vjeçar

Në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën gjashtë qytetarë mes tyre edhe mjeku Ilirjan Draçi. Ministria e Shëndetësisë njofton se Draçi ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Kështu numri i qytetarëve që kanë humbur betejën me koronavirusin, përfshirë edhe bluzat e bardha ka shkuar në 637.

Ndërsa sa i përket numrave të të infektuarve sërish sot u regjistrua një rekord i ri. Plot 694 të infektuar në të gjithë vendin janë llogaritur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 29,126.

Ngjarja paraprake

Pse Donald Trumpi ka frikë të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

Ngjarja e ardhëshme

Spitali i Prizrenit mbushet me pacientë Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian