Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, koronavirusi i merr jetën mjekut nga Kavaja

Një tjetër humbje është regjistruar në radhët e bluvaze të bardha në vendin tonë.

Mësohet se mjeku që ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga COVID-19 është Hidajet Deda, nga Kavaja.

Mjeku Deda është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pasi kishte më shumë se 40 ditë që vuante nga koronavirusi.

Më pas ai ishte negativizuar, por prej rreth 20 ditësh ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Covid-19.

Sipas të afërmve mjeku ka pasur probleme pulmonare post Covid19, të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.

Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek, ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.

Ngjarja paraprake

Gostivar, flakët përfshinë një shtëpi

Ngjarja e ardhëshme

Vijnë me një super bashkëpunim dy motrat Muja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian