Tjetër futbollist në dyshim për grumbullimin me Kosovën

Situata mund të përkeqësohet akoma më shumë për skuadrën kombëtare të Kosovës.

Në kohën kur Milot Rashica mungon, Amir Rrahmani pritet të humb grumbullimin dhe Vedat Muriqi vjen me lëndim, gjëra mund të shkojnë akoma më keq për skuadrën e Bernard Challandes.

Mediet maqedonase insistojnë se as Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për paraqitje, ndaj Maqedonisë Veriore.

Anëtari i Reims thuhet të jetë në pikëpyetje, si pasojë e një problemi muskulor.

Berisha është në listën e lojtarëve të ftuar, megjithatë mund të përfundojë pa minuta.

Skuadra e tij, Reims luan sot me fillim nga ora 17:00, dhe nga aty mund të mësohet e vërteta për Berishën, nëse ai është i lënduar ose jo.

Ngjarja paraprake

Nesër fillon procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës

Ngjarja e ardhëshme

Moti i keq në vend, policia e del me njoftimin e rëndësishëm për këtë aks rrugor

të fundit nga