Tjetër dëmtim në sulm

August 24, 2023
1 minut lexim

Pas barazimit 1:1 me “të kuqtë” e Liverpool dhe pas humbjes shokuese 3:1, nga “çekanët” e West Ham, “blutë” e Chelsea tashmë do të vuajnë një mungesë shumë të rëndësishme në përballjen e radhës ndaj skuadrës së Luton.

Bëhet fjalë për anësorin ukrainas, Mykhailo Mydruk, mungesën e të cilit e ka konfirmuar vetë tekniku Pochettino, në konfercën për shtyp të organizuar në kuadër të përballjes me “kapelabërësit” anglezë.

“Mykhailo ka një problem të vogël, ai është jashtë, ndoshta për disa ditë, por nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Jemi të zhgënjyer me situatën duke pasur parasysh se ai luajti 45 minuta kundër West Ham.

Shpresojmë ta ndihmojmë atë të performojë ashtu siç mendojmë se mundet.

Prandaj, jemi të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë problemi nuk është aq serioz.

Do të duhet të presim, ndoshta një javë apo disa ditë”,- tha Pochettino.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Studiuesit diskutojnë për nevojën e ruajtjes së gjuhës shqipe

Story i radhës

Mbi 27 milionë euro dëmtohen komunat nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë

Të fundit nga

ShkoLartë