Tirana pret Skënderbeun

1 minut lexim

Tirana vijon të kryesojë bindshëm Abissnet Superioren me 40 pikë, teksa pasditen e sotme përballet me Skënderbeun në “Air Albania”, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, që do ta shkëpuste edhe më shumë në majë.

Nga ana tjetër korçarët nuk po kalojnë aspak një moment të mirë dhe kanë komplikuar jo pak objektivin, që është mbijetesa, ndaj do të synojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kryeqytetase.

Sa u përket formacioneve, Shehi është kthyer te skema e tij e zakonshme 4-3-3, me Najdovskin që ka marrë vendin e Tolit para mbrojtjes dhe Devid që do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Seferi e Xhixha në krah.

Konfirmon rreshtimin 5-3-2 Migen Memelli, që ia beson repartin e avancuar dyshes Berisha-Mensah, ndërsa në mbrojtje rikthehet Randy Dwumfour, që merr vendin në qendër të saj, i mbështetur nga Shehi e Sadriu.

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Najdovski, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Zguro, Sadriu, Dwumfour, Shehi, Meksi; Mara, Vangjeli, jean Victor; Berisha, Mensa.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Test: Zgjidhni një imazh dhe zbuloni se çfarë ju pret në të ardhmen e afërt

Story i radhës

Vdes një grua në Lipjan, hetuesit policorë janë në QMF – flasin familjarët

Të fundit nga