Tirana fton tifozët për festën madhështore

Tirana u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të jenë më 26 maj në “Selman Stërmasi” për festën. Me një postim ajo ka shtyrë tifozët të rezervojnë vendin në stadium.

“Ju ftojmë në shtëpinë bardheblu të jemi të gjithë bashkë për të ngritur trofeun e radhës dhe jo vetëm. Nën ritmet e muzikës së artistëve më në zë, performanca speciale e shumë surpriza të tjera.

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit do të jetë starti i eventit në të cilin KF Tirana siguron argëtim pa fund me familjen e saj të madhe.

Ejani të festojmë mbylljen e një sezoni fantastik të kurorëzuar me trofeun e 53 bardheblu”, shkruante klubi bardheblu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24-orët e fundit, ja sa raste të reja janë regjistruar

Story i radhës

(VIDEO) Javën e ardhshme pritet që të ketë marrëveshje për rritjen e pagave në arsim

Të fundit nga