Tirana do të luajë ndaj kampionëve të Sllovakisë

Në Luksemburg, është hedhur sot shorti i kupave të Europës në volejboll për sezonin 2022-2023.

Skuadra e vetme shqiptare që do të luajë në arenën ndërkombëtare është Tirana për meshkuj.

Skuadra kampione e Shqipërisë do të luajë në CEV Challenge Cup dhe përballë bardhebluve do të jetë skuadra sllovake e Rieker Komarno, kampione në vendin e saj.

Një rival i fortë për Tiranën, pasi skuadra sllovake sezonin e kaluar ka luajtur në Champions League dhe ka një kontigjent të mirë lojtarësh.

Ende nuk është përcaktuar se ku do të luhet sfida e parë dhe datat e këtij raundi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një valixhe e dyshimt ka shkaktuar panik- raport i rrejshëm për bombë në Hekurudhën e Shkupit

Story i radhës

Ftohni një shishe me verë për tre minuta

Të fundit nga