tiktok pergatitet per mbylljen e platformes ne shba diten e diele 678a69b3144c0

TikTok përgatitet për mbylljen e platformës në SHBA ditën e Dielë

January 17, 2025
1 minut lexim

TikTok ka planifikuar të mbyllë operacionet Amerikane të aplikacionit të medias sociale për 170 milionë Amerikanë ditën e Dielë kur bllokimi federal të hyjë në fuqi raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Washington Post raportoi se presidenti i zgjedhur Donald Trump, mandati i të cilit fillon një ditë pasi bllokimi i TikTok hyn në fuqi, është duke konsideruar të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që shtyn ndalimin edhe me 60 deri në 90 ditë të tjera.

Ligji i nënshkruar në Prill vendos një bllokim të shkarkimit të TikTok në App Store dhe Google Play Store nëse firma Kineze që e kanë pronësi nuk e shet përpara afatit.

Përdoruesit të cilët kanë shkarkuar aplikacionin, teorikisht do të mund të vazhdojnë përdorimin e tij, por ligji gjithashtu ndalon ofrimin e shërbimeve nga ByteDance përfshirë mirëmbajtjen dhe përditësimin e aplikacionit.

Trump është shprehur se ka nevojë për kohë që të gjejë një zgjidhje politike të problemit. “TikTok në vetvete është një platformë fantastike. Do të gjejmë një mënyrë për ta mbajtur por duke ruajtur të dhënat e përdoruesve,” shprehej Trump.

Nëse ndalohet, TikTok planifikon që përdoruesit që përpiqen të hapin aplikacionin do të shohin një mesazh pop-up që i drejton në një faqe interneti me informacione rreth ndalimit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

megan barton hanson shfaqet me te dashurin e saj te ri pas largimit nga love island all stars 678a66a232da8
Story i mëparshëm

Megan Barton Hanson shfaqet me të dashurin e saj të ri pas largimit nga Love Island All Stars

rasti i vdekjes se femijes 9 vjecar ne shkup lsdm kerkon hetim dhe doreheqje te taravarit vmro dpmne akuzon ish ministrin filipce per deshtimin ne shendetesi 678a6ada5244f
Story i radhës

Rasti i vdekjes së fëmijës 9-vjeçar në Shkup! LSDM kërkon hetim dhe dorëheqje të Taravarit, VMRO-DPMNE akuzon ish-ministrin Filipçe për dështimin në shëndetësi!

Të fundit nga

Qeveria me masa të reja ekonomike

Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000
ShkoLartë