tiktok ka plane te medha per te hyre ne industrine gaming 628688afa08cf

TikTok ka plane të mëdha për të hyrë në industrinë gaming

May 19, 2022
1 minut lexim

TikTok ka kryer testime me disa përdorues në Vietnam të cilët kanë luajtur lojëra në platformën e shpërndarjes së videove si pjesë e planeve të kompanisë për tu zgjeruar në këtë industri.

Integrimi i lojërave në platformë do të rriste ndjeshëm të ardhurat nga reklamimi dhe kohën që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion i cili sot numëron 1 miliardë përdorues aktivë.

Me një popullsi ku 70% e 35 vjeçarëve janë të dhënë pas teknologjisë, Vietnami është një treg shumë tërheqës për platforma të medias sociale si TikTok, Facebook, Google dhe YouTube.

TikTok, në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, synon të lançojë platformën gaming në Azinë Juglindore në tre mujorin e tretë të 2022.

Edhe pse kompania synon të fillojë me minilojëra që kanë mekanizma të thjeshta dhe afate kohore luajtje të shkurtër, ambiciet në gaming të kompanisë shkojnë më tutje raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Përdoruesi e versionit Kinez të Tiktok, quajtur Douyin, kanë pasur mundësi të luajnë lojëra në platformë që prej 2019-ës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

deputetet e parlamentit te kosoves po e tensionojne situaten politike dhe po e perqajn popullin 6286887a3b66a
Story i mëparshëm

Deputetet e Parlamentit të Kosovës po e tensionojnë situatën politike dhe po e përqajn popullin!…

edison
Story i radhës

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
ShkoLartë