TikTok fshiu llogarinë e medias palestineze pa ndonjë njoftim

TikTok fshiu sot llogarinë e medias palestineze që shpërndau postime në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga Izraeli dhe reagimet ndaj normalizimit mes shteteve arabe dhe Izraelit.

Hamzah al-Shobaki, i cili është përgjegjës për menaxhimin e llogarisë, tha se aplikacioni kinez për shpërndarjen e videove fshiu llogarinë e “Quds News Network” pa asnjë njoftim, pasi e njëjta shpërndau 1.200 postime.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), ai tha se llogaria shpërndau postime mbi Palestinën, pushtimin izraelit dhe procesin e normalizimit, ndërsa kishte 50.000 ndjekës, 7 milionë shikime dhe 350.000 pëlqime.

Al-Shobaki i bëri thirrje kompanisë TikTok të rishqyrtojë vendimin sepse i njëjti mbetet në fuqi, platforma kineze e mediave sociale do të jetë në listën e llogarive të mediave sociale që mbështesin Izraelin.

Iyad al-Rifai, drejtori i qendër jo-qeveritare palestineze për të drejtat e njeriut “Sada Social”, tha se palestinezët e shohin platformën TikTok si një hapësirë për t’u shpëtuar kufizimeve nga aplikacionet amerikane.

“Fshirja e llogarisë së ‘Quds News Network’ është një fazë e re për përmbajtjet palestineze në këtë platformë”, tha ai.



. .

Ngjarja paraprake

Ky është i dashuri i Leonora Jakupit

Ngjarja e ardhëshme

Marcelo po përjeton momentet e fundit në Madrid, Reali e gjen zëvendësuesin e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian