Tifozi hyn në fushë dhe bën ndërhyrje prej një mbrojtësi

Tifozët shpesh bëhen protagonist jashtë fushë, por nuk mungon protagonizmi i tyre dhe brenda fushës.

Një rast konkret vjen nga Anglia në sfidën e luajtur mes Altrinkamit dhe Solihullit.

Në minutën e 90-të të takimit, një tifoz vendas hyn në fushë duke ndërprerë një aksion të skuadrës mike që ishte i rrezikshëm.

Ndërhyrja ishte prej një profesionisti i vërtetë duke ia bërë zili dhe mbrojtësve. Lojtari që kishte topin në zotërim i kërkoi menjëherë llogari gjyqtarit ndërsa tifozi vazhdoi të vraponte në fushë.

Pamjet kanë shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale duke u komentuar gjerë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Në Dajc i frikësohen me afrimin e dimrit

Ngjarja e ardhëshme

Diskutimi vazhdon…/ Monika dhe Semi sqarohen me njera-tjetrën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian