Tifozët shtynë me 1 orë fillimin e ndeshjes në Francë

Episodet e dhunës dhe kaosit nuk kanë të ndalur në futbollin francez.

Tifozët janë bërë sërish protagonistë, këtë herë ata të St Ettiene të cilët me sjelljen e tyre kanë bërë që sfida ndaj Angers në program për javën e 11-të të Ligue 1 të niste me 1 orë vonesë.

Në shenjë proteste ndaj futbollistëve, drejtuesve të klubit dhe trajnerit Claude Puel për situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra më e titulluar në Francë, me asnjë fitore dhe vendin e fundit në renditje pas 10 javësh.

Fansat e St Ettiene kanë hedhur tymuese të shumta dhe fishekzjarre në fushë, sende që janë hedhur nga tribuna e tifozëve ultras kanë bërë që sfida të fillojë me një orë vonesë, duke krijuar një situatë kaosi në fushë pasi tymueset dogjën edhe rrjetën e njërës portë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Deputetja Zhupa: Qeveria më shumë po nxit largimin se sa kthimin e trurit

Ngjarja e ardhëshme

Shenja e zodiakut që do marrë shumë përfitime në muajin nëntor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian