Tifozët i bëjnë për spital gjyqtarët

Një ngjarje skandaloze e ka përcjellë futbollin në Ganë, derisa këtë herë kanë pësuar keq gjyqrarët e ndeshjes.

Në Ligën e Dytë të futbollit në Ganë, ditën e djeshme luhej ndeshja mes Uamanafo Rojals dhe Bofoakua.

Ndeshja u mbyll në barazim, por ky rezultat nuk i ka lënë aspak të kënaqur tifozët vendas, të cilët pas ndeshjes nuk janë përmbajtur.

Ata janë futur në fushë, ku nuk kanë hasur ndonjë rezistencë dhe kanë goditur keq gjyqtarin kryesor dhe njërin prej anësorëve.

Tifozët janë treguar të pamëshirshëm ndaj gjyqtarëve, me këta të fundit që në pamjet e siguruara pas ndeshjes, shfaqen të mbuluar nga gjaku, teksa menjëherë janë transportuar për në spital.

Ngjarja paraprake

Iran, protesta për shkak të marrëveshjes me Kinën

Ngjarja e ardhëshme

Tovërlani: Kosovës i duhet një strategji e mirë ngjajshëm me grekët, që i morën barazim Spanjës 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian