Tifozët e Southamptonit e kërkojnë titullar sulmuesin shqiptar

Armando Broja vjen gjithmonë nga stoli dhe kthehet në hero te Shqipëria.

Duke parë golin e tij me Hungarinë, tifozët e Southampton e kanë kërkuar titullar sulmuesin shqiptar në ndeshjen e sotme në Premier League.

Por para takimit, trajneri Ralph Hasenhutl u shpreh se Broja nuk e ka treguar ende veten se është gati për 90 minuta:

“Nga fillimi e nisi me Sheffield United, nuk luajti mirë.

Te Shqipëria e nis gjithmonë nga stoli. Mendoj se është zëvendësues shumë i mirë. Nuk e di nëse është gati për 90 minuta”, – tha Hasenhutl.

Këto mund të jenë fjalë nxitëse nga trajneri për Brojën që të ketë një motiv më shumë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Prekëse/ Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin, zjarrfikësi tregon kush i vuri flakën banesës

Ngjarja e ardhëshme

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian