Tifozët e PSG-së kërkojnë largimin e bujshëm

PSG është në kaos pas eliminimit nga Champions League dhe edhe tifozët duket se janë gati për t’i shapllur luftë klubit. Me një komunikatë të ashpër për shtyp kundër presidentit Nasser Al-Khelaifi, Collectif Ultras Paris ka lajmëruar për protesta të ashpra për ndeshjen me Bordeaux.

“Klubi i duhet një riorganizim i plotë në të gjitha nivelet dhe prania e përditshme e presidentit. Nuk e kemi memorien të shkurtër.

“E dimë se i detyrohemi presidentit Nasser Al-Khelaifi për rilindjen tonë, këtu nuk ka asgjë personale, por është e qartë se nuk është njeriu i duhur për të menaxhuar këtë situatë”, lexohet në komunikatë.

“Paris Saint-Germain ynë meriton persona që i shërbejnë dhe jo q ë e përdorin. Të dielën kundër Bordeaux do të shprehim pakënaqësinë tonë dhe u kërkojmë të gjithë tifozëve të klubit që të bashkohen me ne”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sjelljet tipike të atyre që përdorin shantazh emocional

Story i radhës

Drita me mungesa! Tahiri: na pret një ndeshje mjaft me rëndësi 

Të fundit nga