Tifozët e Napolit ‘kërkojnë’ mbi 350 mijë bileta për ‘ndeshjen e titullit’

May 19, 2025
1 minut lexim

Ditën e premte do të luhen dy ndeshjet që do vendosin fituesin e titullit kampion në Serie A për këtë sezon.

Napoli kryesues do të presë në fushën tij Cagliarin, ndërsa Interi që ndjek me një pikë më pak do të luajë në transfertë ndaj Comos.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e ka vetë në dorë fatin e titullit, pasi i mjafton fitorja në këtë ndeshje dhe nuk i intereson aspak se çfarë ndodhë në Como-Inter.

Duke qenë ndeshja e titullit, stadiumi “Diego Armando Maradona” do jetë i tejmbushur në kapacitetin e tij maksimal dhe “lufta” për bileta ka nisur që ditën e sotme.

Mediat italiane bëjnë me dije se ke pasur të paktën deri në mesditë mbi 350 mijë kërkesa për biletë për sfidën e të premtes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Në Kosta Rika gardianët e një burgu gjejnë në oborr një mace që kishte të ngjitur në trup dy pako me drogë

Story i radhës

Ngjyra e re nga Mercedes siguron deri në 15,000 kilometra autonomi në vit për veturat elektrike

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë