Tifozët “Dardanët” paralajmërojnë

Kosova sonte do ta zhvillojë një ndeshje jashtëzkonish të rëndësishme në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ sonte do të luajnë kundër Greqisë në Athinë. Me rast të pandemisë COVID-19 tifozët nuk janë të lejuar të udhëtojnë, gjë e cila ka bërë që tifozët e Kosovës “Dardanët” të organizojnë mbledhje në Fanclub që ta shikojnë lojën së bashku.

Në një komunikatë përmes rrjetit social “Facebook” faqja zyrtare e “Dardanëve” kanë konfirmuar se do ketë grumbullim për ta shikuar këtë përballje së bashku.

“Sonte nga ora 18:00 grumbullohemi të gjithë tifozët në Fanclub për të përcjellur së bashku ndeshjen kundër Greqisë”, thuhet në lajmërimin e “Dardanëve”.

Ky takim do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis” në Athinë të Greqisë.

Ngjarja paraprake

Osmani:Nuk ka marëveshje të re me Bullgarinë

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet 68 vjeçari nga Çifliku i Tetovës, sulmon bashkëfshatarin e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian