“Ti je krenaria jonë”- Anxhela Peristeri surprizohet nga dy meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj dhe këngëtarja nuk i mbajti dot lotët

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021” me këngën “Karma”.

E ftuar tek “Dola te Ola” në “News 24”, Anxhela zbuloi se kënga nuk do të këndohet në anglisht.

“Do këndoj në shqip, sepse duket më bukur kënga dhe mendoj se duke e kthyer në anglisht i humbasim edhe atë vlerën e tekstit. Ky ishte një vendim unanim i të gjithë stafit”.

Image

Në lidhje me zhvillimin e këtij eventi të madh në kohë pandemie, Peristeri tha se është vendosur që të zbatohet plani “B”, sipas të cilit:

“Do shkojmë me staf të reduktuar, do testohemi çdo ditë për Covid-19 dhe do qëndrojmë vetëm në hotel duke dalë vetëm për prova”.

Duke qenë se nuk ka pasur eksperienca të mëparshme me performanca në skena të mëdha, këngëtares i është dashur që të udhëtojë drejt Suedisë për të mësuar se si të qëndrojë para kamerave.

“Unë shkova në Suedi pikërisht që të mësoja se si të interpretoja para kamerës. Kam bërë tre ditë nga katër herë prova që më mësuan se si do interpretoj para kamerës paraprakisht. Nuk jam nga ato këngëtaret që kam kërcyer, që kam bërë përformancë dhe në fillim isha pak e ndrydhur”.

Image

Stafi i emisionit kishin përzgjedhur disa foto të vjetra nga fëmijëria dhe adoleshenca e Anxhelës, për të cilat këngëtarja tregoi diçka që nuk e dinim.

“Mund të jem dy vjeç këtu. M’i ka prerë mami flokët se i kam pasur shumë të gjata e m’i priste vazhdimisht. Kam qenë goxha çapkëne si fëmijë, doja të organizoja gjithmonë skuadra me fëmijë për të bërë lojëra të ndryshme, spektakle, teatro të vogla. Pastaj në darkë, bënim këto lojërat më të rrezikshme nëpër pemë”,- u shpreh ajo.

Image

Në të gjithë këtë rrugëtim të gjatë në karrierë, prindërit kanë qenë shtysa e saj më e madhe.

“Kam një raport shumë të ngushtë me prindërit. Kam qëndruar gjithmonë me familjen dhe ndonëse jetoj vetëm, kam raport shumë të ngushtë. Gjithmonë janë të parët dhe gjithmonë telefonatat me mamin dhe me babin janë më shumë se tre herë në ditë. Besoj se çdo prind për fëmijën e vet janë krenar. Dhe ata janë shumë krenarë për mua.

Image

Unë i falënderoj se më kanë mbështetur në të gjitha vitet e karrierës sime shumë dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe jam shumë ë lumtur që i kam në jetën time. Jam e lidhur me mamin për biseda, por babin e kam pikë të dobët”.

Anxhela tha se ka qenë 20 vjeç kur është larguar nga Korça drejt Greqisë. Pas këtij momenti, në ekran u shfaq një video-mesazh që babai i kishte dërguar: “Anxhela të përshëndes fort. Ti je krenaria jonë. Të duam shumë!”.

Pas këtij mesazhi, artistja nuk i mbajti dot lotët, teksa shtoi se nuk del kurrë para kamerave.

Prej katër vitesh vëllai i vogël i Anxhelës, me të cilin është shumë e lidhur, nuk jeton më në Shqipëri. Megjithatë, ai është kujdesur që t’i bëjë një surprizë motrës së tij, e cila edhe këtë herë nuk i mbajti dot lotët.

“Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën për t’i bërë surprizë një personi shumë të rëndësishëm për mua. Anxhela ti e di që ndoshta nuk jam shumë i mirë me fjalë, por dua të them që ti na ke bërë gjithmonë krenarë në çdo daljen tënde në skenë.

Përveç talentit tënd, ti ke dhe një shpirt të bukur dhe ke qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për familjen qëkur ke qenë e vogël dhe vazhdon të jesh akoma edhe sot. Jam shumë krenar që jam vëllai yt dhe jam shumë krenar për personin që ti je sot.

Dua të të uroj shumë fat në ‘Eurovizion’, e di që ti po përpiqesh të japësh maksimumin dhe jam shumë i sigurt që ke për t’ia arritur dhe unë do të jem gjithmonë pranë teje. Do të të mbështes gjithmonë ashtu siç ke bërë edhe ti”,- tha vëllai i saj.

Ngjarja paraprake

Biden: Dëshiroj të shikoj rezultatin e hetimit mbi guvernatorin e New York-ut

Ngjarja e ardhëshme

Zbardhet nga dëbora Llogaraja, ulen temperaturat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian