“T’i biesh pishmanit”/ Kiara Tito: Jam penduar që i kam dhënë shansin disa njerëzve

Kiara Tito është një prej vajzave të njohura të ekranit, e cila vijon karrierën si moderatore. Ajo ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E Diell, ku tema e ditës ishte “Ti biesh pishmanit”.

Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Ervin Kurti për Kiarën, e cila është përfolur për romancën me këngëtarin Butrint Imeri. Kiara pranoi se është penduar për lidhjet e dashurisë që ka pasur, por nuk dha detaje se për kë bëhet fjalë.

Ervin Kurti: Shumica e gocave pendohen për lidhjet e dashurisë që kanë pasur. Ka ndodhur kjo gjë me ty?

Kiara Tito: Po.

Ervin Kurti: Kush është ky?

Kiara Tito: Nuk është ai që mendon ti.

Ervin Kurti: E njohim neve?

Kiara Tito: Jo. Njeriu ka njohur njerëz të ndryshëm në jetë, nuk është e thënë që me të gjithë të ketë patur një marrëdhënie, por jam penduar që i kam dhënë shansin disa njerëzve.

Ervin Kurti: A ke gënjyer për të fshehur një lidhje dashurie?

Kiara Tito: Po, prindërit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dashuria e madhe për klubin bën që Terry të tentojë të blejë aksione te Chelsea

Story i radhës

Shpejtësia e refugjatëve që po ikin nga Ukraina është shqetësuese

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish