Thyhet banda më e madhe e drogës në Madrid

Policia spanjolle arrestoi 12 anëtarë të bandës më të madhe të drogës në Madrid dhe sekuestroi një “Ferrari” me vlerë 250 mijë euro dhe një arsenal armësh zjarri si dhe një shpatë japoneze.

Siç thuhet, disa pushkë automatike dhe 600 kilogramë kokainë u sekuestruan në një seri bastisjesh.

Deklarata tregon se banda ishte shumë e dhunshme, raporton usnews.

Midis sendeve të sekuestruara janë 20 vetura të shtrenjta, si dhe 700 mijë euro para të gatshme.

Policia pretendon gjithashtu se “avokati i drogës” ka kryer punë të paligjshme për atë organizatë.

Anëtarët e bandës përdorën emra të koduar dhe jetonin në ambiente luksoze. Kreu i organizatës, i cili është marokien, ishte i lidhur me bandat në Kolumbi, Maroku, Spanjë dhe Evropën Veriore.

Ngjarja paraprake

“Nuk jam single”/ Alex Rodriguez flet për marrëdhënien me Jennifer Lopez

Ngjarja e ardhëshme

Ishte lajmëruar për nesër, shtyhet seanca plenare e Kuvendit, zhvillohet ditën e martë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian