thirrja e zyrtarit amerikan per raportet kosove serbi deklarohen nga lvv bejne te qarte kete gje 6787664d795d4

Thirrja e zyrtarit amerikan për raportet Kosovë-Serbi, deklarohen nga LVV – bëjnë të qartë këtë gjë

January 15, 2025
min lexim

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të synimeve të veta për integrime evropiane.

Mendoj Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë se ka rrugë normale evropiane për këtë çështje. Mendoj se tani, me një Bashkim Evropian më aktive në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se ka gjëra që secila prej tyre duhet t’i bëjë, të cilat do ta bëjnë më të lehtë zgjidhjen çështjeve”, tha O’Brien.

Por, shtoi ai, ato duhet ecin përpara dhe t’i bëjnë këto gjëra “për hir të rrugës së tyre evropiane, jo për shkak të disa negociatave të veçanta”.

E në lidhje me këtë mesazh të zyrtarit amerikan, në një prononcim të “Bota sot” foli deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Së pari, ai potencoi se Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme për normalzimi të raporteve, kurse pala serbe jo.

Image

Agon Batusha

Kosova gjithmonë ka pasur vullnetin dhe gadishmërinë për normalizim te marrëdhënieve me fqinjin verior. Por, refuzimi i tyre për nënshkrim të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, madje luftimi i hapur ndaj këtyre dakordimeve, ka bërë që gjasat për një normalizim të jenë momentalisht pothuajse inekzistente”, deklaroi ai.

Po ashtu, Batusha përmendi edhe ledhatimet që po i bëhen Serbisë nga ana e ndërkombëtarëve, ku tha se si pasojë e mosndëshkimit po e inkurajonë palën serbe të vazhdojë me politika të njëjta.

“Ledhatimi i Serbisë nga faktori ndërkombëtar ka qenë ndër faktorët kyç të ashpërsimit të sjelljes së Serbisë dhe sulmeve terroriste brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Me një sjellje të tillë të Serbisë dhe mosadresimi i hapur, i prerë dhe i zëshëm nga ndërkombëtarët për këto sjellje të Serbisë, minojnë avancimin në dialog dhe inkurajojnë Serbinë për sjellje të njëjtë në të ardhmen”.

Në fund, deputeti i LVV-së kërkoi që balanci të rikthehet në dialog.

Integrimi duhet të jetë shtysë për avancim të dialogut, por nuk mund të përdoret si kusht për Kosovën, sepse nuk është i njëjti standard për Serbinë.

Balanci duhet të rikthehet në dialog”, përmbylli Agon Batusha për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

berzh12 pengesat e shqiperise per rritje te qendrueshme ekonomike deri me 2030 67875cebb4e06
Story i mëparshëm

BERZH:12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030

sot perfundon kampi stervitor foda analizon futbollistet e se ardhmes 67876a0928c7f
Story i radhës

​Sot përfundon kampi stërvitor, Foda analizon futbollistët e së ardhmes

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë