Thiago-Liverpool, Barcelona për pak realizoi vjedhjen e vitit

Jurgen Klopp bindi Thiago Alacantara-n që të refuzonte një ofertë të bërë nga Barcelona për të në momentet e fundit.

Kjo është bërë e ditur nga gazetari italian Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar se katalanasit kanë bërë një tentativë të fundit për të marrë lojtarin që hitën te Bayern Munich në 2013-ën.

Spanjolli duket se është bindur nga telefonatat e shumta me trajnerin e Të Kuqve, Jurgen Klopp.

Megjithatë, Thiago duket se ka patur dyshime  deri në momentin e fundit para se të nënshkruante kontratën me kampionët e Anglisë.

Në momentin që ka mbërritur në zyrat e klubi anglez për të firmosur, spanjolli mësohet të ketë thënë: “Dua të mendohem për këtë, duhet të flas me familjen time. Do ju informoj nesër”.

24 orë më pas ai ka pranuar të nënshkruajë për Liverpool-in, pavarësisht tentativave të Barcelona-s.

Ngjarja paraprake

Test / Zgjidhni elefantin tuaj fatsjellës dhe merrni një mesazh

Ngjarja e ardhëshme

Vlorë, pako e dyshimtë pranë pallatit të kulturës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian