Thethi izolohet nga dëbora, banorët: Askush s’po na ndihmon, më mirë të na thonë ikni me Malin e Zi

Një prej zonave turistike më të bukura në vend, Thethi gjatë muajve të dimrit kthehet në një zonë të izoluar. Reshjet e fundit të dëborës e ka bërë të pa kalueshme rrugën që lidh këtë pikë turistike me Shkodrën.

Bëhet fjalë për rreth 70 familje që jetojnë në këtë zonë, të cilët protestojnë për t’u ardhur në ndihmë dhe thirrja e tyre e parë i drejtohet Bashkisë Shkodër dhe Emergjencave Civile.

“Shtetit nuk po i bie ndërmend për ne, as për rrugë dhe as për shëndetësi. Më mirë të na thonë që nuk jemi shqiptarë dhe ta dimë, që më mirë të ikim me Malin e Zi se kështu nuk ka bërë vaki. Jemi mbi 70 shtëpi në Theth por z. Edi Rama po ka më shumë nevojë me shëtit sa në Turqi dhe Greqi se sa me u interesuar për qytetarët e vet, banorët e izoluar”, shprehet një banor i moshuar i Thethit.

Dëbora në rrugë ka arritur në mbi 30 cm dhe kalimi me automjet për banorët është e pamundur. Banorët thonë se çdo ditë kanë bërë peticione dhe thirrje që t’u vijnë në ndihmë për të mbajtur hapur rrugën.

Një nga të rinjtë e kësaj zonë thotë se nuk arrin ta kuptojë se si autoritetet flasin shumë për të rritur turizmin dhe nga ana tjetër lënë që çdo vit turistët të shkojnë për turizëm dimëror në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

“Shtatë herë është më i bukur Thethi se sa Brezovica, por të gjithë turistët shkojnë atje për ski pasi shteti nuk e hap dot rrugën. Mbajeni hapur rrugën që të vijnë turistët në Theth. Ke thënë (i drejtohet Edi Ramës) që do ta bëjmë turizëm brenda për brenda, por jo vetëm që nuk po na vijnë turistë por po na ikin në Kosovë”, apelon për ndihmë një i ri i zonës së Thethit.

Ngjarja paraprake

Këta janë 5 personat që vdiqën gjatë protestave të dhunshme në Kongresin amerikan

Ngjarja e ardhëshme

Premtimet që duhet t’i bëni vetes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian