“Thelma dhe Louise”, dy shoqet e ngushta nga Tirana arratisen ditën e parë të Vitit të Ri

Ato kanë pritur ndërrrimin e viteve. Festuan me prindërit dhe familjarët më të ngushtë ashtu siç e kërkon tradita. Trokitën gotat dhe thanë gëzuar. E sapo hyri 2021, vendosën të arratisen. Dy shoqet, të cilat nuk kanë mbushur ende moshën madhore 18 vjeç, janë arratisur nga shtëpia dhe pa adresë, pohon një burim policor . Ngjarja e denjë për të qenë imitim i filmit amerikan ‘Telma dhe Luise’ ikën nga banesa në datën një janar dhe prindërit e tyre janë vënë në kërkim. Së bashku me ta edhe policia që prej ditës së parë të vitit që sapo ka trokitur.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë , të dyja vajzat shoqe të ngushta me njëra tjetrën kanë fikur telefonat dhe numrat e tyre dalin të padisponueshëm. Ato kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe dokumente të tjera e janë larguar nga banesat respektive. Prindi i parë  u paraqit në komisariatin numër një, pasi u bind se e bija nuk ishte tek shoqja e ngushtë ashtu siç kishte thënë në shtëpi ditën e parë të vitit kur ishte larguar. ‘Po shkoj tek shoqja ime tha M. mosha 16 vjec”.  Por të njëjtën gjë ju tha në datën një janar edhe K.. ‘ Po shkoj tek M. ta takoj u justifikua adoleshentja” . Se cfarë tha secila prej tyre, si justifikim për të dalë nga banesa herët në mëngjesin e datës një janar e pohojnë prindërit e tyre.

‘Fëmija ime është hera e parë që e fik telefonin dhe ikën në këtë mënyrë, asnjëri prej nesh nuk ka dijeni se ku gjendet aktualisht. Ime bijë ka marrë sende personale  dhe disa kursime cash që i kishte grumbulluar për festat”- ka treguar i ati i 16 vjecares në polici, sipas burimeve, të cilët shtojnë se është kontrolluar sistemi tims për këtë qëllim me shpresën se do mbërrihet në gjurmet e dy shoqeve të ngushta.

Si u zbulua arratisja?

Prindi i 16 vjecares tjetër me emrin me inicial K. pasi e ka pritur të bijën që të kthehej për drekë e ka telefonuar atë. Vajza doli nga shtëpia herët në mëngjes në orën nëntë të datës një janar. “Pasi e telefonova disa herë dhe numri dilte i fikur, në orën 15 shkova tek shtëpia e shoqes së saj M. tek e cila na tregoi se po shkonte për ta uruar live për Vitin e Ri. Kur shkuam mësuam se vajza nuk ndodhej aty dhe se njëkohësisht njëlloj kishte vepruar edhe M.”

Edhe 16 vjecarja tjetër ka marrë vecv kursimeve edhe kartën e identitetit dhe veshje.

Polcia pranon se ka dyshime të forta se vajzat janë larguar së bashku dhe të dyja megjithë përpjekjet disa orëshe vazhdojnë ti kenë numrat e telefonit të padisponueshëm dhe të fikur nga filmi Thelma & Louise.

Prindërit e shoqeve

Por të pyetur nga policia asnjëri nga prindërit nuk ka dijeni se ku mund të kenë shkuar adoleshentet. ‘Nuk e di se ku mund të ketë shkuar ime bijë- pohon njëri nga baballarët , dyshoj se kanë ikur të dyja së bashku , por se ku nuk mund ta them pasi nuk kam informacion”

Policia pohon zyrtarisht se ka bërë shpalljen në kërkim të dy adoleshenteve  për të cilat nuk dihet nëse e kanë parë apo jo filmin “Thelma dhe Louise”, me protagoniste dy shoqe të ngushta që të pakënaqura nga jeta vendosën të braktisin gjithçka dhe të arratisen.

Ngjarja paraprake

Në Kroaci 56 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Nëse doni të arrini qetësinë shpirtërore, bëni këto tri gjëra!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian