Thellohet bilanci: Të paktën 50 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në Kinë duke e thelluar më tej bilancin tragjik, pas asaj që disa ekspertë thanë se kjo ishte katastrofa më e madhe natyrore pas qindra vitesh.

Ekipet e shpëtimit i kanë ardhur në ndihmë banorëve të prekur të cilët janë bllokuar nga uji.

Për transportimin e tyre u përdorën anije si dhe varka të improvizuara.

Image

Shirat ndërprenë furnizimin me energji elektike dhe transporti publik mbeti i paralizuar.

Në qytetin Zhengzhou situata paraqitet më e stabilizuar, por pjesë të tjera të provincës priten të goditen sërish nga shira të dendura.

Shkencëtarët kinezë fajësojnë ngrohjen globale e cila e ka bërë situatën më të rëndë dhe paralajmërojnë se moti ekstrem mund të jetë më i shpeshtë në të ardhmen.

Image

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shifrat / Shqiptarët e Kosovës mbajnë gjallë turizmin në qershor, por mungojnë 500 mijë turistë nga 2019-ta

Ngjarja e ardhëshme

I quan ‘gërrnaqa’, por ja çka i dhuron një mërgimtar në shesh Valon Sylës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian