“The Simpsons” ia qëllon përsëri – parashikon një pjesë të inaugurimit të Bidenit

Këtë javë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk mundën të mos mendonin për rastësinë më të fundit mes veshjes së zëvendëspresidentes së re amerikane, Kamala Harris, gjatë inaugurimit dhe veshjes së Lisa Simpsonit në njërin prej episodeve të serisë më 2000. Në “Bart to the Future”, Lisa synon presidencën dhe shfaqet e veshur me një xhaketë vjollcë dhe me perla të vendosura në qafë, ngjashëm sikurse Harrisi të mërkurën e inaugurimit

Gjërat e para, së pari: Jo, “The Simpsons” nuk munden ta parashikojnë të ardhmen.

Por, sikurse seria e shfaqur më së gjati në historinë amerikane, seritë e përjetshme zakonisht i përshtaten momenteve të ashtuquajtura “jeta e imiton artin”, që ndodhin pas disa vjetësh prej transmetimit.

Për shembull, këtë javë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk mundën të mos mendonin për rastësinë më të fundit mes veshjes së zëvendëspresidentes së re amerikane, Kamala Harris, gjatë inaugurimit dhe veshjes së Lisa Simpsonit në njërin prej episodeve të serisë më 2000.

Në “Bart to the Future”, Lisa synon presidencën dhe thotë fjalinë që tashmë është virale: “Siç e dini, kemi trashëguar një krizë të madhe buxhetore nga presidenti Trump”.

Në këtë episod, Lisa ka veshur një xhaketë vjollcë dhe ka vendosur perla.

Në inaugurimin e së mërkurës, Harrisi kishte të veshur një xhaketë vjollcë dhe po ashtu kishte vendosur perla në qafë. Pasi Harrisi ka marrë detyrën pas presidencës së Donald Trumpit, menjëherë filluan krahasimet nga shikuesit.

Ngjashmëritë me inaugurimin nuk kanë përfunduar me kaq për fansat e “The Simpsons”.

Aktori Tom Hanks ka prezantuar koncertin virtual të asaj mbrëmjeje. Në “The Simpsons Movie” të 2007-s, Hanksi shfaqet me një rol të vogël në Springfield, vendlindjen e Simpsons.

“Përshëndetje. Unë jam Tom Hanks. Qeveria amerikane e ka humbur besueshmërinë, kështu që po merr pak hua nga imja”, ka thënë ai.

Në fund të skenës, ai thotë: “Nëse doni ta zgjidhni një qeveri për t’i besuar, pse mos ta zgjidhni këtë?”.

Spekulimet rreth aftësive parashikuese të serisë nuk janë diçka e re.

Fansat pretendojnë se seria ka parashikuar, mes tjerash, orët e mençura, “grerëzat vrasëse” dhe se Disneyi do ta blejë kompaninë “20th Century Fox”.

Jetëgjatësia e serisë dhe skenarët kanë qenë referencë edhe në komedi të tjera, përfshirë episodin “South Park”, “The Simpsons Already Did It.”

Kur ishin pyetur në vitin 2016 rreth parashikimit të presidencës së Donald Trumpit, skenaristi Dan Greaney kishte thënë për “The Hollywood Reporter” se ishte një paralajmërim për Amerikën.

“Dhe kjo thjesht duket si ndalesa e fundit logjike para se të preket fundi. Ishte hedhur për shkak se ishte e përshtatshme me vizionin e Amerikës që po merrte rrugë të çuditshme”, ka shtuar ai.

Ngjarja paraprake

PSG nënshtron Montpellierin në “Parc des Princes”

Ngjarja e ardhëshme

A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Nuk është ndonjë enigmë e madhe për shkak të…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian