The Guardian goditet nga një sulm kibernetik

Organizatat e njohura të lajmeve janë objektiva me vlerë për hakerët dhe mesa duket The Guardian është viktima më e fundit.

Një incident serioz sigurie ka goditur median mbrëmjen e së Martës. “Ne besojmë se është një sulme ransomware por jemi duke elaboruar të gjitha mundësitë tha CEO e Guardian Media Group Anna Bateson.

“Ekipet tona të teknologjisë kanë punuar për të adresuar të gjitha aspektet e incidentit ndërsa shumica e stafit tonë punon nga shtëpia siç kemi vepruar edhe gjatë pandemisë.

Sipas medias është infrastruktura e teknologjisë pas skenës që janë prekur nga sulmi. Punonjësve ju është kërkuar të punojnë nga shtëpia për pjesën e ngelur të javës.

The Guardian ka mundur të publikojë lajme në uebsajt dhe aplikacion ndërsa drejtuesit janë të sigurte se mund publikojnë edhe versionin e shtypur.

Organizata të tjera lajmesh kanë mësuar sulme kibernetike në muajt e fundit. Fast Company ishte offline për tetë ditë me radhë pas një sulmi kibernetik që shikoi hakerët të dërgojnë njoftime përmes Apple News.

New York Post në Tetor tha se një punonjës kishte marrë uebsajtin nën kontroll së bashku me llogaritë e Twitter duke postuar shkrime racist dhe seksiste. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eskobar: Më të korruptuara janë partitë nacionaliste, kjo është fakt!

Story i radhës

Escobar: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon, jam optimist për negociatat me BE-në

Të fundit nga