Thani flokët në mënyrën e duhur: Thani flokët kur janë të njomura, jo të lagura

Tharjen e flokëve në shtëpi shpesh e bëjnë rutinë, mirëpo janë të pakta ato dama të cilat dinë që assesi nuk do të duhej t’i thanin flokët e lagura, por vetëm flokët e njomura (gjysmë të thata). Vetëm atëherë duhet t’i thani me tharëse flokësh për të pasur frizurën të mirë.

Në cilën mënyrë të zgjidhni tharësen dhe brushën më të mirë të flokëve, si edhe cilat janë ato këshilla të mira për dukje sa më të mirë dhe për shkëlqim të frizurës suaj?

Vëllimi

Për t’u dukur flokët tuaj sikur sapo keni dalë nga salloni, me duar ngrini rrënjën e flokut dhe pastaj thani me tharëse. Ky është hap shumë i rëndësishëm i cili flokëve tuaj do t’u japë efektin e duhur.

Përdorimi i drejtë i brushës

Femrat, përgjithësisht, nuk e përdorin drejt brushën dhe kështu shkatërrojnë flokët. Vendoseni brushën e rrumbullakët në rrënjë, mbështilleni deri në fund, pastaj kthejeni prapa deri te rrënja, duke drejtuar tharësen në atë tufë flokësh dhe rrënjë. Pastaj mbështillni skajet në brushë dhe përfundojeni tharjen.

Kujdes me pikat

Nëse dëshironi të kenë vëllim në flokët tuaj, qitni produktin drejtpërdrejt në rrënjë, sepse nëse e qitni në skaje do t’i rëndojë flokët tuaj dhe do t’i tërheqë nga poshtë. Gjithashtu, për të “qëndruar” më gjatë frizura, nuk duhet ta çimentoni me llak flokësh.

Largojeni llakun dhe spërkatni butësisht

Thani flokët lehtë, përdorni në mënyrën e duhur shtesat. A ju kujtohet ajo shtesa të cilën e keni marrë kur keni blerë tharësen e flokëve dhe të cilën nuk e keni ditur përse shërben?

Atë shtesë të ngushtë për fund të tharëses përdorni patjetër kur i thani flokët – në atë rast ajri i ngrohtë është i përqendruar në një tufë flokësh dhe do të keni efekt të shkëlqyeshëm.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Siri, humb jetën në një sulm me bombë myftiu i Damaskut i regjimit të Asadit

Ngjarja e ardhëshme

Greqia rekord negativ, 882 raste të reja me COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian