Thaçi optimist, kthehet Simonovski

March 17, 2023
1 minut lexim

Malisheva kërkon pikë të plota që të ikë sa më larg zonës së rrezikut, ndërsa Drita pretendon të kthehet me fitore në luftë për titullin e kampionit.

Ballafaqomi mes Malishevës dhe Dritës luhet nesër (13.00) në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaçi, tha se atmosfera në klub është e mirë, motivuese dhe me energji pozitive, duke theksuar se çdo ndeshje kampionale ka rëndësinë e tri pikëve.

”Kemi analizuar gjatë tërë javës ekipin e Malishevës kuptohet që e kemi marrë seriozisht dhe fitorja na mban në pozitën ku jemi.

Në këtë drejtim I kemi marrë masat dhe shpresoj që të reflektojmë në fushë, sepse fitorja do të na jepte qetësi për vazhdimësi të kampionatit.

Kërkesa ime është që të vazhdojë ta mbajë bilancin pozitiv me Malishevën dhe shpresoj të vazhdojmë, lojtarët iu kanë përgjigjur detyrave dhe motivi është më i lartë, por edhe gatishmëria për të vazhduar me rezultate pozitive, suksese drejt arritjes së objektivit”, ka thënë Thaçi.

 “Kemi në fazën e sulmit lojtarë që kanë cilësi ofensivë dhe pretendimet janë që Drita të vjen sa më shpesh para golit me alternativën e vetme për të shënuar sa më shumë. Kemi punu shumë në aspektin psikologjik që të kemi siguri dhe qetësi në ndeshjet e ardhshme.

Sepse e meritojnë shikuesit më të mirë që ka Drita, ata e përkrahin ekipin me zemër, ata nuk kursehen që t’i ndihmojnë ekipit, unë i falënderoj edhe në emër të lojtarëve, të shtabit teknik, por edhe të klubit.

Kishim pas dëshirë që atyre t’iu krijohen kushte më komode, të jenë prezentë, t’i përjetojnë momentet e klubit dhe ne jemi mirënjohës sepse energjia më e  madhe vjen nga tifozët”, përfundoi Thaçi. 

Kryetrajneri i Dritës njoftoi se për ndeshjen e nesërme mungon Rron Broja për shkak të kartonëve, ndërsa Marko Simonovski po kthehet dhe është i gatshëm.

Pas javës së 25 në elitën e futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 51 pikë dhe Malisheva renditet në vend të shtatë me 28 pikë të mbledhura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistave”

Story i radhës

Në shpejtësi 305km/h dhe postoi videon në TikTok, policia arrestoi yllin shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë