Tha se nuk dëshiron ta intervistojë, por Gjiko i qet në darkë Elitën e Milaim Zekën

Reperi Gjiko javë më parë u komentua shumë për një deklaratë ku e përmendi Milaim Zekën.

Ai ishte i ftuar në një emision, ku u pyet se kë nuk do dëshironte që ta kishte mysafir për intervistë gruaja e tij, Elita.

Në këtë rast, reperi përmendi emrin e ish-deputetit, Milaim Zeka, ndërsa si arsye për këtë ishte fjalori që ai përdor.

Madje, për këtë me shaka u përgjigj edhe vet Zeka, i cili shpërndau videon nga një intervistë e Elitës, ku ndër të tjera i thotë “Imagjino, me qenë në ISIS ne, me t’i pa ty gjokset, asnjë i ISIS-it nuk na kish gjuajt neve”.

Pas gjithë kësaj, Gjiko dhe Elita sonte u fotografuan duke darkuar bashkë me Milaim Zekën dhe gruan e tij, si dhe Naim Abazin dhe Mihrije Brahën.

Me këtë, ata kanë lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë shumë të mira.

Image
Ngjarja paraprake

Vendet aziatike të interesuara për industrinë turke të mbrojtjes

Ngjarja e ardhëshme

Vdes ish-kryeministri turk Mesut jilmaz

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian