Tetovë, Policia zbulon 12 vjedhje të rënda

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka zbardhur 12 “vjedhje të rënda” dhe dy “vjedhje të rënda në tentativë” dhe dje (16 nëntor) ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike-Tetovë, kundër: B.Q. (28), SH.I. (28), Xh.G. (49) dhe M.K. (35), të katërt nga Tetova dhe O.M. (28) nga Xhepçishti i Tetovës.

“B.Q, Sh.I.  dhe O.M.  dyshohet se janë autorë të vjedhjeve, kurse M.K.  dhe J.K. dyshohen  për vepër penale “fshehje”.  B.Q, О.М.  dhe Sh.I.  në periudhën prej datës 7 tetor deri më 28 tetor të këtij viti, me përdorimin e forcës nëpër dyqane koloniale në Tetovë, duke thyer bravat dhe drytë në dyert e dyqaneve dhe pasi kanë kontrolluar komplet hapsirat kanë vjedhur sende dhe para, kurse dy personat  M.K.  dhe Hh.G. nga ana tjetër, kanë bleerë prej tyre produktet e vjedhura”, njoftuan nga Policia e Tetovës.    

Dëmi i përgjithshëm material i shkaktuar nga personat e denoncuar me veprat e kryera penale vlerësohet në 74.600 denarë. FLAKA

Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB - Tetovë

Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB – Tetovë

Ngjarja paraprake

Kuvend, nuk dihet përmbajtja e propozim-ndryshimit të Rregullores

Ngjarja e ardhëshme

Mirënjohje e madhe për shqiptarin, futbollisti më i mirë i huaj në historinë 111-vjeçare të Levantes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian