Tetovari i shpëton jetën të moshuarit nga Shkupi, e nxjerr nga Vardari

Me datë 2.11.2020 në ora 14.32 minuta në SPB Shkup është denoncuar se pas një hoteli te një urë në ndërtim në rajonin e Aerodromit, nga ujërat e lumit Vardar është nxjerrë B.M. 81 vjeçar nga Shkupi, përcjell FLAKA.

Zyrtarët e policiisë nga SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje dhe pas bisedës me S.S. 27 vjeçar nga Tetova, ai ka sqaruar, se derisa ka qenë duke kryer punë ndërtimore te ura, e ka vërejtur 81 vjeçarin në ujërat e lumit Vardar, prej ku ka hyrë në lum dhe e ka nxjerrë.

Mjeku e ka kontrolluar të moshuarin dhe ka konstatuar se ai është në gjendje të mirë, prej ku është dërguar në shtëpinë e tij.

Nusja M.A. 45 vjeçare ka sqaruar se ai ka vuajtur nga probleme shëndetësore dhe pa njohurinë e tyre ka dalë nga shtëpia. FLAKA

Ngjarja paraprake

U infektua nga COVID-19, ndërron jetë ish-ministri i brendshëm demokrat

Ngjarja e ardhëshme

Haaland si bishë, shënues i katërfishtë, Dortmundi ‘shkel’ Hertha-n

të fundit nga