Tetë të vrarë nga të shtënat në Indianapolis të SHBA-së

Tetë persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qytetin Indianapolis të SHBA-së.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan disa të shtëna në një objekt të kompanisë së
shërbimeve postare FedEx dhe një tha se ka parë një burrë duke shtënë me armë
automatike.

Personi i armatosur raportohet se ka vrarë veten.

“Ne kemi lokalizuar tetë persona me plagë me armë zjarri, të cilët janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë së qytetit, Genae Cook, transmeton rel.

Cook tha se disa persona janë dërguar në spital me lëndime.

FedEx tha se kompania është në dijeni për të shtënat dhe se po bashkëpunon
me autoritetet.

Fedex tha se siguria “është përparësi” për të.

Në Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur disa incidente të ngjashme, javëve të
fundit.

Këtë muaj, një sulm me të shtëna masive në Karolinën e Jugut ka lënë pesë
vetë të vrarë.

Muajin e kaluar, të shtënat masive në Kollorado dhe Xhorxhia kanë lënë 18 njerëz të vrarë. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Vdesë arkitekti dhe punëtori shumëvjeçar i komunës së Ferizaj, Mustafë Zariqi

Ngjarja e ardhëshme

Jessie J rikthehet në stilin e saj të zakonshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian