Testimi për punësimin e infermierëve/ Ja datat dhe rregullat e reja të provimit

Pas infermierëve, edhe profesionistët e dalë nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, do të duhet të kalojnë në një tjetër sitë për t’u punësuar.

Fillimisht u aplikua provimi i shtetit duke futur edhe profesionistët e shëndetësisë në profesionet e rregulluara me ligj e tanimë një tjetër provim që rendit më të aftët për t’i punësuar më shpejt në sektorin publik. Bëhet fjalë për teknikët e laboratorit, të imazherisë e teknikët dentarë.

Fillimisht, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar vetëm datën e nisjes së provimit, pasi aktualisht po merret me kalkulimin e numrit për të caktuar datat dhe orën se kur do të testohen, bazuar në kapacitetet që ka.

Pandemia ka vështirësuar procesin duke diktuar rregulla të reja në parapërgatitje si dhe për qëndrimin në ambientin e provimit.

RREGULLAT E PROVIMIT

Përpara se të paraqiten në datën dhe orën e caktuar, kandidatët për punë duhet të informohen më parë mbi gjërat që duhen bërë dhe çfarë jo.

Përpara se të paraqiten në ambientet e QSHA, duhet të kenë me vete një mjet identifikimi bashkë me kopje të tij si dhe faturën e pagesës që për profesionistët e shëndetësisë është 3 mijë lekë. Marrja me vete e celularëve, e më keq akoma tentativat për të komunikuar, ndëshkohen.

Blloku i rregullave në kuadër të Covid është i brendashkruar në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Duke qenë se është hera e parë e tyre në një provim të tillë, teknikët e Shkencave Mjekësore duhet të azhurnohen me procedurën e provimit, e cila është totalisht online dhe e personalizuar.

Çdo profesionist ka përpara tij një kompjuter, në të cilin duhet të qarkojë saktë pyetjet me alternativa, gjysma e të cilave e bën kalues dhe e fut në rendin për punësim. Në të kundërt, do të duhet ta përsërisë vitin e ardhshëm duke u penalizuar për një vit rresht, qoftë edhe në mundësinë për të kërkuar një vend pune.

RREGULLAT PËR KANDIDATËT

Të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë;

Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit;

Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.

Ngjarja paraprake

Rrëfim erotik: Gjatë seksit me të dashurën time e arrij kulmin vetëm nëse mendoj…

Ngjarja e ardhëshme

Ministrisë së Arsimit i teprojnë 80 mijë euro nga bursat, ankohen studentët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian