Tesla shitje rekord makinash elektrike

Tesla regjistroi një tremujor të katërt me radhë në fitim ndërsa shitjet e makinave elektrike u rritën ndjeshëm pavarësisht pandemisë.

Firma raportoi 8.7 miliardë dollarë të ardhura për tre muajt Korrik-shtator me dërgesat që u rritën me 54%. Kompania shpreson që të arrijë objektivin e 500 mijë makinave të prodhuara këtë vit.

Aktualisht kompania ka dërguar tek konsumatorët 320 mijë makina dhe mëse gjysma kanë qenë në Shtator. Fitimi i Tesla gjatë kësaj periudhe ishte 311 milionë dollarë, mëse dyfishi i asaj që fitoi një vit më parë.

Aktualisht Tesla është kompania më me vlerë në industrinë e makinave duke lënë pas edhe rivalë si Toyota dhe Volkswagen.

Në 2021 synon të fillojë prodhimin tek një fabrikë e re në Evropë, jashtë Berlinit. Kompania ka ambicie të shumta si prodhimi vetë i baterive për makinat e saj. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Trajneri i Las Palmas, Mel: Real Madridit ia propozova Pedrin, por Barcelona ishte më e guximshme

Ngjarja e ardhëshme

Koronavirusi, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian