Terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë të rrëmbejnë fëmijë në Siri

Terroristët e YPG/PKK rrëmbyen një djalosh 14-vjeçar në verilindje të Sirisë për ta rekrutuar me forcë, bënë të ditur sot burime lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët vazhdojnë të rrëmbejnë fëmijët duke i ndarë nga familjet e tyre në zonat nën okupimin e grupit terrorist.

Grupi terrorist, që nuk respekton ligjin ndërkombëtar, rrëmbeu Salar el-Halife në fshatin Siha të qytetit Qamishli, theksuan burimet.

Sipas burimeve, terroristët e çuan el-Halife në fshatin Kahtaniyye të Qamishli për ta rekrutuar me forcë.

Terroristët e YPG/PKK-së në shtator dhe tetor rrëmbyen dy vajza në Qamishli.

Sipas Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Trafikimin e Personave në vitin 2020, grupi terrorist rekruton dhe rrëmben me forcë fëmijë.

“Njësitë Kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG dhe YPJ) në veriperëndim të Sirisë vazhduan të rekrutojnë, trajnojnë dhe përdorin djem dhe vajza të reja 12-vjeçare”, thekson raporti.

Raporti gjithashtu thekson se “Që nga viti 2017, vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se YPG dhe YPJ rekrutojnë disa herë me forcë, fëmijë nga kampet e zhvendosjes në Sirinë verilindore”.

Po ashtu, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut publikoi gjetjet e reja në një raport më 16 janar se terroristët YPG/PKK-së përdorin fëmijë ushtarë në Siri.

Virginia Gamba, përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për fëmijët në konflikte të armatosura, u takua me një terrorist YPG/PKK-së në qershor të vitit 2019 në Gjenevë dhe nënshkroi një marrëveshje për t’i dhënë fund rekrutimit të fëmijëve ushtarë, një provë tjetër e krimeve të luftës dhe krimeve të grupit terrorist kundër njerëzimit.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat. YPG është degë siriane e PKK-së. YPJ është krahu i grave i YPG/PKK-së në Irakun verior dhe Siri.



.. .

Ngjarja paraprake

Çifti që po e shpëton botën: Kanë miliarda, në punë shkojnë me biçikletë

Ngjarja e ardhëshme

Ndërron jetë nga COVID-19 politikani veteran palestinez, Saeb Erekat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian