Tërmeti në Izmir, rritet në 111 numri i jetëve të humbura

Numri i jetëve të humbura nga tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar goditi qytetin turk Izmir është rritur në 111, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë lëshuar nga spitalet.

Pas tërmetit me magnitudë 6,6, që goditi qytetin me mbi 4.3 milionë banorë, janë regjistruar 1.621 dridhje të tjera, 44 prej të cilave më të fuqishme se 4 ballë.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin e vitit 1999 me magnitudë 7,6 në Marmara.



.. .

Ngjarja paraprake

Live: Reali në presion të madh

Ngjarja e ardhëshme

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti sonte e bëri rolin e Gruevskit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian