“Tërmeti la pasoja edhe pas 4 vitesh”, psikologia: Në pandemi pati persona që e përjetuan shumë keq presionin social

May 22, 2025
1 minut lexim

Psikologia Almeda Xhaferri, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel tha se tërmeti i nëntorit të vitit 2019 la pasoja tek qytetarët.

Pati persona që e përjetuan shumë keq presionin social nga pandemia, shtoi ajo për shkak të pasigurisë të vendit të punës, izolimit apo frikës se do të humbisnin personat e dashur.

Xhaferri: Një numër shumë i lartë i rasteve që unë ndjek thonë pikërisht këtë gjë që tërmeti ka lënë pasoja të cilat vijnë dhe i trajtojnë pas 4-5 vitesh. Pandemia padiskutim që pati persona që e përjetuan shumë keq presionin social që u krijua, pasiguria e vendit të punës, izolimi, frika se do të humbisnin personat e dashur, ishte stresor shumë i lartë që manifestoi edhe simptoma të shëndetit mendor.

Mirëpo disa njerëz edhe për shkak të dispozitave të karakterit, por edhe për faktin se mbështetja sociale ka qenë e ndryshe në familje të ndryshme e ka bërë që disa njerëz të kenë patur një mbështetje më sociale në raport me disa të tjerë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mbeturinat në Çair/ Reagon Komuna: Këtë e kemi “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica

Story i radhës

Vuçiqi- Kallasit: Asociacioni, parakusht për paparim në dialog

Të fundit nga

Inzaghi thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranon se ka marrë oferta nga klube në Itali, jashtë vendit dhe Arabinë Saudite, dhe këmbëngul se ai dhe zyrtarët e “Nerazzurrëve” do të ulen dhe do
ShkoLartë