Tërmeti i fortë në Greqi, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë e sheshe

Greqi u godit mbrëmjen e sotme sërish nga një tërmet i fortë. 

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte madhësi 5.9 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në Elasona, në zonën e Tyrnavos, pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm me madhësi 6.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km, duke bërë që lëkundjet të jenë mjaft të ndjeshme.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët në Elasona, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave duke mbushur rrugët dhe sheshet.

Tërmeti i djeshëm shkaktoi edhe dëmtime në disa banesa. Ndërkaq, lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa qytete të Shqipërisë.

Ngjarja paraprake

Padi penale për dy persona që e vodhën 72-vjeçaren në Kërçovë

Ngjarja e ardhëshme

Manjani thirrje votuesve: Po nuk zgjodhët partinë, e keni çuar votën dëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian