Tërmet i fuqishëm në Islandë, deputeti largohet me shpejtësi nga foltorja

Tërmeti me fuqi prej 5.7 magnitudë ka goditur pjesën jugperëndimore të Islandës, duke bërë që pothuajse çdo objekt të lëkundet.

Më së shumti është vërejtur në kryeqytetin Reykjavik, ku deputetët që ishin brenda sallës së Kuvendit mbetën të frikësuar nga lëkundjet e fuqishme.

Sipas Institutit meteorologjik të Islandës, tërmeti ka ndodhur rreth orës 13:43 dhe ishte pasuar me më shumë se 100 tërmete tjera, me fuqi të vogël.

Mediat lokale nuk raportojnë për lëndime të qytetarëve apo dëmet materiale, ndërsa një video e publikuar në internet shfaq deputetin Helgi Hrafn Gunnarsson nga Pirata, i cili e lë fjalimin në gjysmë sapo ndjenë lëkundjet e para dhe largohet me shpejtësi nga foltorja.

Interesante ishte se si kryeparlamentari Steingrumur J Sigfusson arrin të ruaj qetësinë dhe të mos lëviz fare nga karrigia në të cilën ishte ulur – madje u bëri thirrje deputetëve të qëndrojnë ulur. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Alarm në Serbi, mblidhet shtabi i krizave për shkak të koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Respektimi i masave ndaj COVID-19, inspektohen autobusët në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian