Tërhiqet edhe Atletico Madridi, mbesin vetëm 4 klube

Atletico Madridi është klubi i radhës që është tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane.

Në një njëjtën kohë me Interin, gjiganti spanjoll njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e projektit për Superligën.

Atletico është klubi i parë spanjoll që njofton largimin, ndërkohë që Real Madridi dhe Barcelona ende mbesin pjesë e listës së Superligës.

“Atletico Madridi vendosi të hënën e kaluar t’i bashkohet këtij projekti si përgjigje ndaj rrethanave të cilat nuk ekzistojnë më sot. Meritat sportive duhet patjetër të triumfojnë para çdo kriteri tjetër”, thuhet në njoftimin e Atleticos për largim.

Ndërkohë, themeluesi i Superligës dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se ka dështuar përfundimisht Superliga Evropiane, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.

I pyetur të mërkurën nëse ende ka gjasa që projekti i tyre të realizohet pas largimeve, Agnelli tha për Reuters: “Të jem i sinqertë me ju, jo, përfundimisht nuk do të ndodhë”.

Para Interit dhe Atleticos, të martën vonë u tërhoqën edhe gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u tërhoqën.

Nga 12 klube themeluese të kësaj lige, vetëm Real Madridi, Barcelona, Juventusi dhe Milani kanë mbetur ende në listë.

Ngjarja paraprake

Ia vodhën “Mercedesin GLE” para një jave, mitrovicasi fton hajnat për kafe

Ngjarja e ardhëshme

PS nuk “fal” as Gianni De Biasin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian