Tërhiqet Ahmet Petrova, Kastrioti në kaos! 

Durimit i erdhi fundi! Ahmet Hysenaj – Petrova tërhiqet nga klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Kastrioti në kaos!

Ai erdhi në krye të klubit pas 20 janarit dhe menjëherë emëroi trajner Kasim Kamenicën, ish portieri i mirënjohur dhe trajner me rezultate të mëdha ndërkombëtare.

Dukej se gjithçka do të shkojë në binarë dhe klubi po e rikthen namin e dikurshëm, por Petrova siç ka deklaruar para disa ditëve, ka hasur në pengesa, për shkak se themeluesit e klubit nuk e bën pranim – dorëzimin e klubit. 

Petrova, sipas të gjithave gjasave nuk do të jetë më kryetar i klubit. Ai  ka paralajmëruar edhe para disa ditëve, nëse nuk bëhet pranim dorëzimi i klubit, nuk ka edhe çfarë të kërkojë aty. 

Petrova kishte kërkuar pranim dorëzimin e klubit, faturat dhe raportin financiar por askush nuk iu është përgjigjur.
 “Ahmeti mbrëmë na ka thënë se nuk është me në klub”, tha një anëtar brenda klubit Kastrioti! Edhe njeriu më i afërt i Petrovës, që mbetet anonim, tha se Petrova është tërhequr! 

“Dashamiret e klubit dua ti njoftoj se udhëheqësia e mëparshme, bordi i klubit nuk po e bëjnë dorëzimin e klubit konform ligjit normalisht duke dëshmuar, që i kanë krye obligime ligjore, ose të obligohen se kanë me i krye nëse eventualisht rrjedhin më vonë. 

Meqë nuk po përgjigjen në asnjë mënyrë që çdo  gjë  të kryhet ashtu siç duhet unë e kam përpiluar dhe ju kam dërguar një marrëveshje të cilën duhet ta noterizojnë, ta thërrasin e mbajnë kuvendin e klubit dhe të ofrojnë dorëheqje nga të gjitha funksionet, ta zgjedhim udhëheqësinë e re (me propozim tim dhe delegateve), të bëhet pranim dorëzimi i klubit e të vazhdohet puna normale.

Klubi figuron – është në emër  dhe më kompetenca ligjore të tyre. 

Do ti pres edhe  tri ditë a po e dorëzojnë siç duhet klubin, përndryshe nuk do të merrem me ta e as me klub”, kështu ka shkruar Petrova. Petrova dha ultimatum, nuk iu përgjigjen dhe ai tërhiqet, nuk do që të jetë pjesë e një klubit që themeluesit e saj nuk i përgjigjen. Veç nga dje kanë filluar lojtarët të ikin nga klubi, Lulzim Shabani firmosi me Prishtinën, pritet edhe ndonjë të largohet!

Ngjarja paraprake

Çfarë është skaneri LiDAR dhe çfarë funksioni kryen në iPhone 12?

Ngjarja e ardhëshme

Low për Gjermaninë: Kur të shkojmë ne Europian qëllimi është të shkojmë sa më larg

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian