terbohen tifozet e chelseat 64e09aa267567

Tërbohen tifozët e Chelseat

August 19, 2023
1 minut lexim

Newcastle është afër sigurimit të përforcimit të radhës. Klubi anglez ka firmosur deri tani me emra si Sandro Tonali, Harvey Barnes, Tino Livramento dhe Yankuba Minteh.

Duke shtuar kualitetin dhe konkurrencën në skuadrën e Eddie Howe, që këtë sezon do të garojë edhe në grupet e Champions League.

Objektivi i radhës është Lewis Hall, 18-vjeçari i talentuar i linjës së majtë. Hall është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që këtë verë i është bashkuar skuadrës së parë.

Adoleshenti debutoi gjatë vitit të kaluar me kombëtaren U19 të Anglisë. Newcastle ka gati 28 mln paund për kartonin e tij. Dhe akordi final është arritur në parim.

Një gjë e tillë ka zemëruar tifozët e Chelsea, të cilët kanë shpërthyer në kritika ndaj klubit. Pasi nuk duan që të shitet një futbollist që ka një potencial të madh dhe një të ardhme të ndritur përpara.

Nga ana tjetër, tekniku Howe po pret marrëveshjen zyrtare mes klubeve për ta patur të gatshëm anësorin e majtë anglez.

Newcastle e nisi sezonin e ri në Premier League me suksesin 5-1 ndaj Aston Villa. Bardhezinjtë i pret sonte në mbrëmje (e shtunë) transferta më e vështirë e kampionatit.

Kundër kampionëve të Manchester Cityt në “Etihad”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vizita e kurtit pendarovski problemi tek organizatoret jo te kryeministri i kosoves 64e0993c0388f
Story i mëparshëm

Vizita e Kurtit | Pendarovski: Problemi tek organizatorët, jo te kryeministri i Kosovës!

wagner ende perdor facebook un per te rekrutuar luftetare pavaresisht se meta tha se permbajtje te tilla do te hiqen 64e09c8310225
Story i radhës

Wagner ende përdor Facebook-un për të rekrutuar luftëtarë, pavarësisht se Meta tha se përmbajtje të tilla do të hiqen

Të fundit nga

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile

Osmani nuk do të takohet me Vuçiqin

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë. Këtë, Osmani e
ShkoLartë